KAMPIONI, PA TRAJNER

Dorëhiqet Munishi
25 October, 2014 @11:32
Ismet Munishi më nuk do t’i udhëheq ‘gladiatorët’ e tij, siç i quante lojtarët e Llamkos Kosovës.
Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e tij si trajner i klubit, pas humbjes nga Drita dje.
Munishi, që ka nisur me Llamkosin nga fillimi i stinorit të kaluar, i bëri ata për herë të parë kampionë në histori të klubit.
Mirëpo, me tu shpallur kampionë, aty ia nisën mospërkrahjet financiare më dhe tashmë pas më shumë se tetë muajve pa rroga - duke thënë se nuk ka se si t’i motivojë më futbollistët - ai ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të klubit.
Bile, Munishi i ka falendeuar në llogarinë e tij personale në Facebook, shumicën e bashkëpunëtorëve të tij në Vushtrri.