Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Mesazhet e gabuara të UEFA-së

Mesazhet e gabuara të UEFA-së


Shkruan: Vanja Dezalic/ Vecernji List

25 October, 2014 @15:44

Vendimi i UEFA-së në lidhje me ndeshjen e ndërprerë Serbia-Shqipëria ka qenë tërësisht kontravers dhe në kundërshtim me atë që e proklamon kjo organizatë futbollistike. 

Vazhdueshëm, UEFA-ja thotë se siguria e tifozëve është shumë e rëndësishme, huliganët duhet të jenë jashtë stadiumeve, duhet çrrënjosur racizmin dhe motivuar edhe më FairPlayin. 

Mirëpo, ata vetë vërtetuan se vetëm flasin, por nuk punojnë. E nëse nuk punojnë ata për këtë, pse këtë ta bëj Serbia?! Kujtojmë, është fjala për një përfaqësuese që ka përsëritur incidentet dhe asnjë vend tjetër nuk është i përafërt me ata nga ky aspekt. 

Nuk bëhet fjalë këtu për transparente dhe mesazhe, fjala është për dhunë dhe racizëm. Italia, Anglia dhe Shqipëria. Të gjitha këto në një kohë të shkurtë. 

A jemi naivë?! Huligani i dëshmuar Ivan Bogdanov nuk do të mund të hyne në terren dhe të udhëheqte sulmin ndaj futbollistëve shqiptarë pa pasur leje nga instancat më të larta. Ai e ka vendin në burg, por gjithmonë e menjanon atë me vendime të çuditshme të gjyqtarëve. Nëse dikujt i intereson, atij nuk i ka ndodhur asgjë edhe pas ndeshjes me Shqipërinë. 

T’i kthehemi UEFA-së dhe asaj çka sinjalizoi me dënimin. Mesazhi i parë është se siguria nuk është primare. U dha mesazh të gjithëve se edhe nëse keni të rrezikuar jetën, duhet të luani ndeshjen. Edhe nëse huliganët ju sulmojnë nën mbrojtje të policisë, futbollistët nuk duhet të lëshojnë fushën ngase do të mbesin pa tre pikë dhe pa 100 mijë euro! 

Vendimi nuk arsyetohet edhe me gjetjen e ‘zgjidhjes solomone’, ngase këtu vetëm Shqipëria humbi. Një përsëritës i incidenteve, Serbia, u dënua me dy ndeshje moslojë dhe me 100 mijë euro, ndërsa për lejimin e futjes së huliganëve në fushë ndaj Shqipërisë u shpërblye me fitore 3-0. Ndërsa për të shpërlarë krejt, UEFA-ja ua morri tre pikë. 

E vërteta është se, flamuri që e mbante fluturakja është për tu dënuar dhe provokoi reagimin, mirëpo si lejuan organizatorët që ajo të arrinte cakun?! Kjo nuk i shkon përshtati shqiptarëve. Mirëpo po të ndodhte një gjë e tillë në Kroaci, në Maksimir, një flamur me Serbi të madhe, do të reagonin njejtë lojtarët tanë, sikur Mitrovici, ndërsa serbët do të vraponin për ta marrë atë - do të vinte te përleshja mes lojtarëve dhe reagimi i publikut. Por - e vetmja arsye pse policia është aty - që të mbajë tifozët në tribuna, drejtësinë për atë që ndodhë në fushë e përcakton referi dhe delegati. 

Të gjitha këto UEFA i la në një anë dhe dënoi Shqipërinë se nuk dëshiroi të vazhdon ndeshjen. Si do të dukej një lojë e tillë deri në fund, ku huliganët jo vetëm që goditën futbollistët e Shqipërisë, por edhe fyen kryeministrin e vetë Serbisë?! 

Me siguri një ndeshje e tillë nuk do të përfundonte asnjëherë, derisa pasojat do të ishin më të mëdha - e atëherë gjithçka do t’i ngarkohej Serbisë. 

Jo. Është e qartë se me këtë vendim dhe çfarëdo që të ndodhë në terrene në të ardhmen do t’i mbetej si njollë UEFA-së. E rasti i ardhshëm është 8 tetor 2015, kur Serbia shkon në Shqipëri. Bravo UEFA! 


KAMPIONI, PA TRAJNER

Dorëhiqet Munishi

FFK Superliga

Dorëhiqet Munishi

25/10/14 @ 11:32

MEDIA

Italianët shqiptarëve, ankohuni në CAS

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Italianët shqiptarëve, ankohuni në CAS

24/10/14 @ 20:24

GJILAN

Drita feston me trajnerin e ri

FFK Superliga

Drita feston me trajnerin e ri

24/10/14 @ 19:33

ANKOHET FSHF POR EDHE FSS

UEFA-ja në telashe

Shqipëria/UEFA Euro 2016

UEFA-ja në telashe

24/10/14 @ 18:54

MLS

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

International

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

26/07/23 @ 08:53

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

DY EKSPEDITA ARBITRASH NGA KOSOVA

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/International

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

18/07/23 @ 11:23

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27

PRAG DEBUTIMI NË KUALIFIKIME PËR CHAMPIONS

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

Champions League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

11/07/23 @ 08:44


 
Të gjitha lajmet nga International