Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDERAJ

Duelin e kuqezinjëve e fiton Drenica

BOROZANI/D.S./Arkiv

Duelin e kuqezinjëve e fiton Drenica


25 October, 2014 @16:08

Drenica ka arritur të shënojë fitore komode ndaj Vëllaznimit sot. Në duelin e dy ekipeve kuqezi, vendosi një moment në pjesë të parë. 

Ishte portieri i gjakovarëve, Altik Muhaxhiri, ai që pengoi lojtarin e Drenicës në zonë, derisa përveç penalltisë, referi përjashtoi portierin e Vëllaznimit - që i la ata nga minuta e 26-të e ndeshjes me një lojtar më pak në fushë. 

Taulant Dajaku shënoi penalltinë për 1-0 në pjesë të parë, derisa në pjesë të dytë Ruhan Foniqi si zëvendëues realizoi me parabolë edhe njëherë për fitoren e ekipit të Tahir Lushtakut. 

Fetim Kasapi pati një rast të mirë për Vëllaznimin kah fundi i ndeshjes, por nuk qëlloi portën drenicake dhe nuk arriti të shënojë së paku golin e nderit për ekipin e tij. 

Drenica tashmë katër javë nuk di për humbje dhe është në mes të tabelës, derisa Vëllaznimi ka regjistruar disfatën e dytë me radhë në Superligë dhe të pestën në përgjithësi.  

REZULTATET, TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga