DEKLARATA PAS NDESHJES

Qëndrim Zyba i lumtur për kontributin
11 July, 2023 @23:30
Golashënuesi i golit të dytë dhe vulosjes së fitores së Ballkanit ndaj Ludogoretsit, Qëndrim Zyba, e kishte vështirë të shprehet nga emocionet pas fitores së madhe të ekipit.
Sidoqoftë, ai ka arritur të përmbledhë shkurt duke theksuar se është i lumtur që ka arritur të kontribuojë në fitoren e skuadrës dhe se këtë shpreson ta bëjë në vazhdimësi.
Ballkani mposhti Ludogoretsin favorit 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese të raundit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve.◼️