PRISHTINA - DRENICA
Qetësia në Prishtinë i konvenoi Drenicës
16 October, 2019 @19:54
Në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina me Drenicën barazuan 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri.”
Ishte një ndeshje me raste të pakta, derisa rasti më i miri në ndeshje erdhi në minutën e 68’, ku zëvendësuesi Gauthier Mankenda e goditi shtyllën pas një harkimi të Armend Thaqit.
Ky barazim i konvenoi më shumë Drenicës ngase e ngriti kuotën e pikëve në 10, ndërsa Prishtina e lëshoi mundësinë për t’iu afruar kreut të tabelës.
Në xhiron e 10, Prishtina takohet me Ferizajin, kurse Drenica me Flamurtarin.