Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI 6-1 LIRIA

Rahoveci demolon Lirinë

Rahoveci demolon Lirinë


25 September, 2021 @17:34

Skuadra e Lirisë mbetet pa fitore në Ligë të Parë A edhe pas pesë xhirove, ndërsa sot ka pësuar humbjen më të thellë të stinorit ndaj Rahovecit në Jahja Danuza.

Rahoveci

Vendasit janë treguar të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, që po has në vështirësi dita-ditës, për të fituar thellë në fund dhe për të arritur fitoren më të madhe të stinorit, 6-1 [Astrit Berisha x2, Haxhi Sada, Isa Eminhaziri, Lorik Dobratiqi, Hamid Mullaabazi - n.n.].

Vreshtarët kanë nisur më mirë ndeshjen dhe me gola të shpejtë, brenda 15 minutave të para veçse kishin epërsinë dygolëshe.

TABELA AKTUALE

Më pas, Liria dukej kinse u këndell, kur shënoi për 2-1. Por krejt kaq ishte nga mysafirët e Prizrenit. Më pas në fushë vetëm një skuadër foli dhe Rahoveci shkoi deri në fund për të shënuar fitoren e dytë të stinorit në Ligën e Parë A, më të thellën në grup dhe më të thellën në ligë për këtë edicion.

Rahoveci

Liria, e parafundit në renditje me rrezik real për të shkuar edhe më poshtë, varësisht nga ndeshjet tjera. 

Rahoveci


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë