Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Rama zëvendësues, Atletico fiton

Atletico Madrid Official Site

Rama zëvendësues, Atletico fiton


15 February, 2014 @20:07

Ndeshja e xhiros 24 në La Liga ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Valladolidit, përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të ekipit vendas.

Atletico e filloi ndeshjen furishëm me dy gola në katër minutat e para të ndeshjes.

Raul Garcia shënoi në minutën e tretë, derisa vetëm një minutë më vonë Diego Costa e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0, kurse në pjesën e dytë goli i vetëm erdhi në minutën 74’ nga Diego Godin.

Futbollisti shqiptar, Valdet Rama, ndeshjen e filloi nga banka rezerve, për t’u inkuadruar në minutën 72’ në lojë duke e zëvendësuar suedezin, Daniel Larsson.

Me këtë fitore Atletico është ngjitur përkohësisht në krye të radhitjes tabelare dhe tani është në pritje të ndonjë gabimi të mundshëm të rivalëve të drejpërdrejtë, Barcelona dhe Real Madrid të cilët ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj xhiroje.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga