Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT SUPERIORES

Ramadani bind dyshen e Shkëndijës

Ramadani bind dyshen e Shkëndijës


30 December, 2021 @7:05

Trajneri i Egnatias së Rrogozhinës, Zekirija Ramadani, pas largimit të disa futbollistëve nga skuadra ka shprehur dëshirën për të siguruar shërbimet e dyshes së Shkëndijës, Mevlan Murati e Armend Alimi.

Alimi veçse është larguar nga Shkëndija, ndërsa Murati ka edhe gjashtë muaj kontratë valide me tetovarët, që e lejon të hyjë në bisedime me cilëndo skuadër.

Portali shqip nga Maqedonia Veriore, Infosport ka bërë të ditur se ish-trajneri që bëri kampion Prishtinën në stinorin e kaluar në Kosovë, tashmë ka bindur dyshen e lojtarëve të vijnë te Egnatia në Superioren e Shqipërisë. 

Kujtojmë, Alimi, si ish kapiten i Shkëndijës ka qenë aty për shtatë sezone radhazi dhe ka qenë lider. Ndërsa Murati që mund të luajë në disa pozita të mbrojtjes, ka qenë për pesë stinorë pjesë e kuqezinjëve.

Egnatia përndryshe këtë sezon po lufton për mbijetesë në Superiore, pasi që është në sezonin e parë dhe debutues në elitën e futbollit shqiptar.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore