PAS NDESHJES
Ramadani i kënaqur me lojën dhe fitoren
19 February, 2021 @17:00
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, u shpreh tejet i kënaqur me lojën e skuadrës së tij dhe fitoren e shënuar në ndeshjen e sotme kundër Arbërisë, të cilën Prishtina e fitoi me rezultat të thellë 4-0.
Ramadani në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se ndjehet i kënaqur për atë se çfarë u tregua në fushë dhe se më e rëndësishme se kaq ishte edhe mos pësimi i golit.
“Duhet të jemi të kënaqur edhe me lojën, por edhe me fitoren e arritur. Kemi shënuar tre gola të hershëm në pjesën e parë, ndërkohë më pas në pjesën e dytë e ulëm volumin e lojës dhe menaxhuam mirë ndeshjen. E rëndësishme ishte të mos pësojmë gol, pasi që çdo fitore pa pranuar gol është më tepër se fitore. Duhet përgëzuar futbollistët për angazhimin dhe fitoren, megjithëse asnjëherë nuk duhet të jemi të kënaqur sepse ekziston gjithmonë mundësia për t’i bërë gjërat më mirë,” tha Ramadani për “Art Sport”.