Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani: Kishim 5 lëndime, vështirë të luajmë në dy fronte

Ramadani: Kishim 5 lëndime, vështirë të luajmë në dy fronte


7 April, 2021 @18:10

Skuadra e Prishtinës sot pësoi humbje në shtëpi me rezultat 2-3 përballë Llapit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ky rezultat megjithëse duket jo i favorshëm, mund të vlerësohet edhe i kënaqshëm për prishtinasit pasi që kishin disavantazhin 0-3 gjatë lojës.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës Zekirija Ramadani tha se skuadra e tij kishte probleme me lëndime të lojtarëve, derisa edhe lufta në dy fronte, në Kupë dhe në kampionat, po shkakton ngarkesë te ekipi.

“Sot paguam faturën e ndeshjes së fundit në Suharekë me atë angazhim maksimal të futbollistëve që patëm ndaj Ballkanit. Kishim 5 lëndime, ku tri prej tyre arritën t’i shtrëngojnë dhëmbët dhe të luajnë (Sabien Lilaj, Endrit Krasniqi dhe Qëndrim Zyba), kurse Lorik Boshnjaku e Lumbardh Dellova nuk arritën të rikuperohen për këtë ndeshje. Me të vërtetë një humbje e dhimbshme, por e dinimi që do të jetë vështirë t’i mbajmë dy fronte, edhe pse ka edhe një 90 minutësh. Nuk duhet askush assesi të llogarisë se Prishtina është eliminuar nga Kupa. Është një rezultat tejet negativ, por edhe 1-0 në Llap do të ishte në favorin tonë. Duhet shumë shpejt të punojmë dhe të harrojmë këtë humbje, sepse pas 4 ditëve e kemi një ndeshje që edhe nga tradita e kemi të vështirë, por edhe nga pozita tabelare do të jetë shumë e vështirë. Shpresoj që t’ia dalim me sukses”, tha Ramadani.

Prishtina ndeshjen e radhës e luan në Superligë përballë Drenicës në Skënderaj, ndërsa ndeshjen e kthimit me Llapin në Kupë e luan pas dy javëve.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës