Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani komenton shortin e Prishtinës në Ligën e Kampionëve

Ramadani komenton shortin e Prishtinës në Ligën e Kampionëve


8 June, 2021 @17:07

Kampionja e Kosovës, Prishtina, tashmë e ka mësuar skuadrën e parë me të cilën do të ndeshet në raundin e parë të fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Bardhekaltërit do të ndeshen me skuadrën kampione nga San Marino, Folgore, ndërsa në rast të fitores në finale do të luajnë me fituesin e duelit Torshavn (Ishujt Faroe) - Inter d’Escalades (Andorra).

Lidhur me këtë short, ka folur kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, i cili e ka cilësuar si short të favorshëm për ekipin e tij.

“Short siç e kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar. Besoj që do të gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos. Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, por do t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë deri sa të vije dita e ndeshjes”, ka thënë kryetrajneri, Ramadani.

Ndeshja e parë e Prishtinës apo gjysmëfinalja luhet më 22 qershor, ndërsa finalja luhet më 25 qershor. Fituesi i kësaj faze do ta fitojë të drejtën e kualifikimit në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga