ZEKIRIJA RAMADANI
Ramadani: Nuk është lehtë ta fitosh Trepçën ‘89 pas derbit me Dritën
28 April, 2021 @18:24
Prishtina sot shënoi fitoren e radhës në Superligë duke e mposhtur Trepcën ‘89 me rezultat 3-1.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes tha se ekipi i tij ende ndjen lodhjen nga ndeshja e kaluar derbi përballë Dritës.
“Dua t’i uroj futbollistët për fitoren dhe për angazhimin. Të vish pas një derbit të zjarrtë këtu kundër Trepçës ‘89, e cila ka një superekip me kundërsulm vrasës, nuk është lehtë të fitosh.
Në pjesën e parë kishim qetësi, por ishte edhe lodhja prezente nga ndeshja e kaluar. Kishim mundësi të dalim në avantazh, por nuk arritëm të shënojmë penalltinë. Në pjesën e dytë ndryshuam rezultatin dhe menaxhuam lojën, ndërsa ai goli i Trepçës na mobilizoi më shumë pasi tregoi që nuk ka përfunduar ndeshja akoma. Më gëzon fakti për fitoren dhe shpresoj ta mbajmë këtë ritëm deri në fund”, tha Ramadani për Art Sport.