Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Ramadani: Objektiv, fitorja

Foto: DrtiaFC

Ramadani: Objektiv, fitorja


20 February, 2024 @20:50

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Ballkanit, që është derbi i xhiros që do të luhet këtë mesjavë, ka thënë se objektivi i ekipit të tij është fitorja.

Ai ka përmendur gjithashtu se një fitore e Dritës ndaj Ballkanit do të bënte edhe kampionatin më interesant, pasi që do të shkurtohej distanca e pikëve mes ekipeve që po luftojnë për titull kampioni.

“Nesër na pret një ndeshje derbi i xhiros përballë kampionit aktual FC Ballkanit dhe normal që diferenca e pikëve e favorizon Ballkanin, kanë cilësinë e duhur, por neve na takon të japim maksimumin dhe ta arrijmë fitoren. Me fitore do të rrinim më afër FC Ballkanit, ky është objektivi ynë kryesor dhe do ta bënte kampionatin edhe më interesant. Kam besim të madh te futbollistët e mi, në kualitetin që posedojnë, mendoj që në fushë do të qasemi me seriozitet maksimal dhe me dëshirën më të madhe për ta arritur fitoren, ky është edhe objektivi ynë kryesor”, ka përfunduar Ramadani.

Drita pret Ballkanin nesër me fillim prej orës 13:00 në stadiumin ndihmës të Gjilanit. Derisa Ballkani ka nisur pranverën në Superligë me një fitore dhe një barazim, Drita pas humbjes në hapje në derbi ndaj Llapit, ka mposhtur Lirinë jashtë për të marrë tre pikët e para të pjesës pranverore të stinorit.

Përndryshe, Drita është ekipi i vetëm në Superligë dhe në Kosovë në përgjithësi që para secilës ndeshje mbanë konferenca të rregullta për shtyp në zyret e klubit dhe i transmeton ato qoftë me shkrim qoftë me video në rrjete sociale për t’i lehtësuar punë mediave.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga