SHQIP NË BOTË

Rashica në 11-shen e javës në Bundesligë
1 March, 2021 @17:51
Paraqitja e shkëlqyer e Milot Rashicës të premtën ndaj Eintracht Frankfurtit, është vlerësuar lartë edhe nga faqja e njohur WhoScored.com, e cila ka zgjedhur futbollistin në mesin e më të mirëve të javës. Borozani.com
Rashica ka marrë notën 8.2 dhe është zgjedhur në vijën e sulmit përkrah sulmuesit të Bayernit, Robert Lewandowski.
Formacioni i javës u komletua nga Rafał Gikiewicz, Jeffrey Gouweleeuw, Maxence Lacroix, Paulo Otávio, Niklas Süle, Leon Bailey, Wataru Endo, Leon Goretzka dhe Borna Sosa.