Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Rastet Lirisë, pikët ndahen

BOROZANI/D.S.

Rastet Lirisë, pikët ndahen


27 September, 2015 @16:57

Një numër i madh i rasteve të futbollistëve të Lirisë, me Liridon Fetahaj, Florim Bërbatovci e Blendi Memaj - kanë shkuar më kot. 

E këtë e kanë shfrytëzuar në mënyrë më të mirë vushtrriasit e Bekim Shotanit, të cilët njëherë erdhën seriozisht në portën e prizrenasve dhe shënuan përmes Bajram Zuqakut për të nxjerrë një pikë tepër të vlefshme në Prizren sot. 

Liria kishte avancuar me golin e shënuar me kokë nga Bërbatovci në fund të pjesës së parë, derisa më parë Fetahaj kishte goditur shtyllën e mysafirëve. 

Në fund, presioni i Lirisë nuk dha fryt, pasi që Vushtrria është ekip që di të mbrohet dhe barazimi më shumë kënaqi mysafirët sot. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga