KUQ-E-ZI

Edgar Çani duke festuar golin e tij ndaj Islandës në Qemal Stafa të Tiranës. Shqipëria ishte mposhtur 1-2 në këtë takim/ REUTERS/Arben Celi
Rasti i fundit
10 September, 2013 @10:05
Seria prej pesë ndeshjeve pa humbje e Shqipërisë, që është vështirë të gjendet në histori, u ndërpre ditë më parë nga Sllovenia në Ljubljanë. E kjo seri e mirë e kombëtares ia nisi pikërisht ndaj Sllovenisë, kur vendi i dalë nga ish Jugosllvaia u mposht në Qemal Stafa 1-0 më 16 tetor të vitit të shkuar.
Motivi i kuqezinjëve sa vinte e rritej, ndërsa me ndeshje të mirë ndaj Sllovenisë të premten e kaluar, përkundër humbjes së pafat, kuqezinjtë shpresa kanë. Mirëpo, puna do të jetë shumë më e vështirë tash, por jo edhe e paaritshme.
Duhet mposhtur Islandën në vend të saj ashtu që të mbahen gjallë shpresat për kualifikim eventual në Kampionat Botëror, Brazili 2014.
“Islanda ka ekip të fortë fizikisht dhe kompakt. Duhet të luajmë fortë që të përballojmë këtë ekip që po shënon ngritje,” ka thënë ndër të tjera kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana.
Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka paralajmëruar se tashmë nuk ka kalkulime në këtë ndeshje. Duhet luajtur për fitore dhe për të shënuar fitore duhet të shënohet goli.
Në formacionin nismëtar të ndeshjes pritet të jetë dyshja Hamdi Salihi - Edgar Çani, për dallim nga ndeshja ndaj Sllovenisë, ku në pjesë më të madhe të kohës u luajt me një sulmues.
Islanda është skuadër tejet e rrezikshme, që në ndeshjen e fundit ka befasuar edhe Zvicrën duke barazuar me ata 4-4. Në ekip ka lojtarë me përvojë nga ligat më të mëdha europiane, si Aron Gunnarsson, Gylfi Sigurdsson, Ari Skulason, Eidur Gudjohnsen, Gunnar Thorvaldsson, etj.
Islanda ka pikë të njejta me Shqipërinë, derisa Shqipëria është mbi ata në tabelë të Grupit E, për shkak të golaverazhit. Ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave e pat fituar Islanda në Qemal Stafa të Tiranës në një mot me shi shi dhe shi. Kjo ka qenë humbja e parë dhe e vetme e kombëtares shqiptare si vendase në këto kualifikime.
Kualifikimet për Brazili 2014/ Europa / GRUPI D:
21:00 Laugardalsvöllur, Rejkyavik | Islanda-Shqipëria |
Kuotat e William Hill:
1 | Islanda fiton - 2.15 | Barazim - 3.40 | Shqipëria fiton - 3.30 |