GERRARD

Getty Images
Lampard i tepër për LA Galaxy!
8 September, 2013 @20:07
Steven Gerrard ka thënë se Frank Lampard ka marrë vendim të duhur me vazhdimin e karrierës së tij në Angli.
Futbollisti i Chelseat është përfolur shumë se do të transferohet në SHBA te ish skuadra e David Beckham-it, LA Galaxy, mirëpo në fund 35 vjeçari vendosi të mbetet në Stamford Bridge.
“Sigurisht që ka marrë vendim të duhur. Sipas meje, ai ishte një lojtar tepër i mirë për LA Galaxy. Me performancën e tij në stinorin e kaluar te Chelsea, i tregoi të gjithëve se ende sa është i mirë,” tha Gerrard.
“Edhe nëse do të kishte vendosur të shkoj në Amerikë, përsëri do ta kisha përkrahur atë. Premier League dhe Anglia kanë ende shumë gjëra për të përfituar nga ai,” shtoi Gerrard.
Lampard në ndeshjen e ardhme të Anglisë kundër Ukrainës, do të ketë rastin të paraqitet në fushë për herë të 100-të për kombëtaren e tij.