JUVE

Getty Images
Gilardino në janar
8 September, 2013 @11:59
Juventusi dështoi që ta transferojë Alberto Gilardinon në ditën e fundit të këtij afati kalimtar, mirëpo drejtuesit e ekipit torinez do të tentojnë edhe njëherë në janar për ta blerë sulmuesin 31 vjeçar.
Sipas Tuttosport, drejtuesit e Juventusit ende shpresojnë në blerjen e Gilardinos, ndërsa dëshira e tyre është rritur edhe më shumë pas golit të tij vendimtar me përfaqësuesen e Italisë në ndeshjen ndaj Bullgarisë.
Gilardino ka kontratë me ekipin e Genoas deri në vitin 2016.