RONALDO

REUTERS
Ronaldo në ndjekje të rekordit
7 September, 2013 @13:57
Cristiano Ronaldo është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të përfaqësueses së Portugalisë. Ai këtë e arriti në ndeshjen e mbrëmshme, pas realizoi tregolësh ndaj përfaqësueses së Irlandës Veriore.
Portugalia në këtë ndeshje shënoi fitore me rezultat 2-4, derisa goli tjetër i portugezëve u shënua nga qendërmbrojtësi Bruno Alves.
Para se të filloj ndeshje, Ronaldo i kishte 40 gola në 39 paraqitje, duke pasur një gol më pak se legjenda e portugezëve Eusebio. Tani Ronaldo i ka 43 gola dhe është vetëm katër gola larg vendit të parë, të cilin e mban Pauleta me 47 sosh.
“Jam afruar te rekordi, mirëpo ky nuk është qëllimi im. Unë jam shumë i lumtur që e tejkalova Eusebion. Ai ka qenë një lojtar i mrekullueshëm për Portugalinë. Ndjehem krenar për këtë,” ka thënë Ronaldo.
Me tregolëshin e tij, Ronaldo në njëfarë mënyre edhe i’u kundërpërgjigj tifozëve të Irlandës Veriore, të cilët brohorisnin për ta provokuar yllin e Real Madridit duke thënë “Ti je Gareth Bale-i i lirë”.