SUPERLIGA

BOROZANI/ Erdis Driza
Prishtina mposhtet nga Hysi
7 September, 2013 @19:14
Ekipi llapjan, Hysi, ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së katërt të Raiffeisen Superligës, pasi e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 1-2.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Mentor Zhdrella në minutën 26’ të ndeshjes, derisa Fiton Hajdari në minutën 50’ e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
E vetmja që arriti të bëjë Prishtina deri në përfundim të ndeshjes ishte ngushtimi i disavantazhit me anë të golit të Isuf Llumnicës, i cili realizoi në minutën 59’.
Me këtë fitore Hysi është ngjitur në krye të tabelës, megjithëse ka në ndeshje më shumë se Llamkos Kosova e cila këtë javë do të jetë mysafire e Besës.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Fushë Kosova shënoi fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës mitrovicase, Trepçës, derisa goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Bajram Shala në minutën 24’ nga pika e bardhë.
Tabela aktuale, rezultatet dhe xhiroja e radhës.