Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Llamkos Kosova ngjitet në krye

Llamkos Kosova ngjitet në krye


8 September, 2013 @19:09

Skuadra nga Vushtrria, Llamkos Kosova, është renditur në krye të tabelës së Raiffeisen Superligës pas ndeshjeve të javës së katërt.

Vushtrriasit u ngjitën në krye pasi e mposhtën Besën në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë me rezultat 1-2.

Golat për ekipin fitues i shënuan Semir Zeneli dhe Labinot Osmani, derisa për pejanët realizator ishte sulmuesi veteran, Haxhi Zeka.

 

Shqipërim Kelmendi hat-trick në Skenderaj

 

Në Skenderaj u zhvillua ndeshja me më së shumti gola, në të cilën u shënuan 5 sosh, ndërsa fitore shënoi Drita me rezultat 2-3 ndaj Ferronikelit.

Futbollisti i gjilanasve, Shqipërim Kelmendi, shënoi të tre golat për fituesit, derisa Fatih Karahoda dhe Haxhi Shala u përkujdesën për ngushtimin e epërsisë së Dritës.

Në dy ndeshjet tjera, fitore regjistruan skuadrat vendase. Trepça ‘89 fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Drenicës me golin e Fetim Kasapit, kurse Ferizaj fitoi ndaj Hajvalisë me rezultat 2-1.

Tabela aktuale, rezultatet e javës dhe xhiroja e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga