Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMBËTARJA

Shqipëria në duel kritik

Shqipëria në duel kritik


10 September, 2013 @9:23

Shqipëria shpreson se fatin që nuk e kishte në ndeshjen ndaj Sllovenisë katër ditë më parë, ta ketë sonte në ndeshjen ndaj Islandës.

Islanda në fushë do të del e moralshme pas barazimit 4-4 me lideren e grupit, Zvicrën. Në këtë ndeshje islandezët arritën ta përmbysin disavantazhin në 4-1 dhe me tre gola në pjesën e dytë u kthyen në shtëpi me një pikë.

Kurse Shqipëria e cila u mposht me rezultat minimal 1-0 ndaj Sllovenisë, ndoshta do të mund të bëjë diç më shumë sonte pasi që kundërshtari i sotëm nuk e ka në portë në gardian siç ishte Handanoviç i sllovenëve, i cili sikur ndërtoi një mur para portës së tij.

Për ndryshe, që të dy skuadrat, si Shqipëria, ashtu edhe Islanda, do të luajnë për fitore. Që të dy skuadrat kanë tubuar nga 10 pikë deri më tani dhe barazimi nuk do t’i kishte konvenuar asnjërës.

Dy sulmues në formacion

 

Trajneri italian i kuqezinjëve, Gianni De Biasi, pritet të luaj me formacionin 4-4-2, ndryshe nga formacioni ndaj sllovenëve që ishte 4-5-1.

Edgar Çani, i cili mbeti shumë i vetmuar ndaj Sllovenisë, pritet të shoqërohet në sulm nga Hamdi Salihi. Ky ndryshim me shumë gjasë do ta lë në bankë Ervin Bulkun, ndërsa do të luhet me dy shkatërues në mesfushë, Kaçe-Basha.

Mesfushorët e krahut pritet të jenë të paprekshëm, Rama në të majtë e Roshi në të djathtë, sikurse edhe mbrojtja që do t’i besohet dyshes Cana-Teli.

Dilma më e madhe është te mbrojtësit anësor. Agolli është i suspenduar për shkak të kartonit të verdhë dhe nuk do të ketë të drejtë loje sonte. Në vend të tij mund të zhvendoset Andi Lila, ndërsa në të djathtë mund të luaj Armend Dallku. Megjithëse ky variant ka më shumë gjasë që të përdoret nga De Biasi, në opcion janë edhe dy mbrojtësit anësor, Renato Arapi dhe Elseid Hysaj.

Koha për revansh!

 

Shqipëria në ndeshjen e parë me Islandën ishte mposhtur në Qemal Stafa me rezultat 1-2 dhe sot ka një rast të mirë që t’i revanshohet kësaj skuadre.

Në atë ndeshje golat për islandezët i shënuan Birkir Bjarnason dhe Gylfi Sigurdsson, derisa për të tanët realizator i vetëm ishte Edgar Çani.

Ndeshja e sontme do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të luhet kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik.



Ndeshjet e sotshme të grupit E

19:00 Norvegjia Zvicra
20:30 Qipro Sllovenia
21:00 Islanda Shqipëria


Tabela aktuale e grupit E

1 Zvicra 7 +7 15 pikë
2 Norvegjia 7 +2 11 pikë
3 Shqipëria 7 O 10 pikë
4 Islanda 7 -1 10 pikë
5 Sllovenia 7 -1 9 pikë
6 Qipro 7 -7 4 pikë

KOMBËTARJA

Kaçe e Salihi të gatshëm për Islandën

Shqipëria

Kaçe e Salihi të gatshëm për Islandën

09/09/13 @ 12:20

GERRARD

Lampard i tepër për LA Galaxy!

Premier League

Lampard i tepër për LA Galaxy!

08/09/13 @ 20:07

JUVE

Gilardino në janar

Serie A

Gilardino në janar

08/09/13 @ 11:59

SUPERLIGA

Prishtina mposhtet nga Hysi

FFK Superliga

Prishtina mposhtet nga Hysi

07/09/13 @ 19:14

RONALDO

Ronaldo në ndjekje të rekordit

International

Ronaldo në ndjekje të rekordit

07/09/13 @ 13:57

ITALIA

Buffoni na shpëtoi

International

Buffoni na shpëtoi

07/09/13 @ 11:11

KROACIA

Kroacia s’mposhtet në Beograd

International

Kroacia s’mposhtet në Beograd

07/09/13 @ 00:14

KOMBËTARJA

Na mundi eurogoli

Shqipëria

Na mundi eurogoli

06/09/13 @ 23:23

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

17/06/23 @ 23:51


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria