GJILAN
Rasti i parë te seniorët, futbollisti i KF Drita pozitiv në COVID-19
20 May, 2020 @18:23
E tashmë situata po bëhet serioze. KF Drita posa ka bërë të ditur se një lojtar i saj ka rezultuar të jetë pozitiv në COVID-19.
Natyrisht, ekipi nuk ka bërë të ditur emrin e lojtarit, por ka treguar që ai është asimptomatik.
“Jemi të brengosur nga kjo situatë,” ka shkruar në njoftimin e saj KF Drita.
“Kërkojmë nga ISHPK, MSH dhe FFK të bëhen teste të çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundërtën rrezikojmë shëndetin e të gjithëve.”
Drita sot nisi stërvitjet në stadiumin e qytetit në numër më të madh në Gjilan pas lejes së marë nga MSH dhe FFK. Aty munguan vetëm Izair Emini dhe Erjon Vuçaj, që priteshin të bashkohen më vonë.
Tash, mbetet të shihet se si do të veprojë FFK-ja dhe MSH-ja, pas rastit të parë të paraqitur në një ekip senior të Superligës.
Drita është ndjekësja kryesore e liderit të Superligës Ballkanit. Ekipi bardhekaltër nga Gjilani i drejtuar nga Ardian Nuhiu po synon të rikthejë në qytet titullin kampion.