SANTIAGO BERNABEU

Foto: La Liga
Real Madrid do t’i dëgjojë ofertat për Varane
10 March, 2021 @13:05
Real Madrid pritet t’i dëgjojë ofertat për qendër-mbrojtësin francez, Rapahel Varane, me këtë të fundit që dëshiron një aventurë të re, shkruan AS.
Raphael Varane mund të largohet gjatë afatit të verës pasi që dëshiron të provojë një aventurë të re në futboll.
Francezi ka kontratë me madrilenët deri në vitin 20222, me klubi që ka shprehur interesim për të vazhduar me mbrojtësin, por nëse ky i fundit dëshiron të vazhdojë karrierën diku tjetër, atëherë do t’i dëgjojnë ofertat për të.
Manchester United kanë qenë të lidhur me një interesim për francezin, me djajtë që dëshirojnë të transferojnë një qendër-mbrojtës këtë verë, një transfer i mundshëm mund të ndodh.
Mirëpo, madrilenët nuk kanë bërë të ditur çmimin minimal që do ta pranonin për qendërmbrojtësin e vlerësuar.