ALLIANZ ARENA

Foto; Bayern Munchen
Bayern përgatitet për shitjen e lojtarit
10 March, 2021 @12:50
Bayern Munchen është gati t’i dëgjojë ofertat për Jerome Boateng, shkruan Sport Bild.
Bavarezët kanë arritur marrëveshje me RB Leipizig për transferimin e mbrojtësit francez, Dayot Upamecano, i cili do t’i bashkohet ekipit në muajin qershor, kur edhe hapet afati i transferimeve.
Kjo ka bërë që ekipi i Bayern të mendojë për shitjen e gjermanit, pasi që me ardhjen e Upamecano, klubi nuk i garantuar minuta të plota fituesit të kupës së botës me Gjermaninë.
Jerome Boateng nuk ka qenë i lumtur me këtë dhe është i frustruar me klubin.
Chelsea dhe Liverpool janë të lidhur me një transferim të mundshëm të gjermanit.