Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID 3-1 SEVILLA

Real Madrid i frikshëm, shkëlqen ndaj Sevillës

Real Madrid i frikshëm, shkëlqen ndaj Sevillës


22 October, 2022 @23:30

Real Madrid e nisi ndeshjen me ceremoni për Karim Benzemanë dhe Thibaut Courtois-në pasi që dyshja fituan Topin e Artë dhe trofeun e portierit më të mirë të vitit në fillim të javës, ndërsa në lojë tregoi se është i jashtëzakonshëm dhe vazhdon të jetë i pamposhtur edhe pas tre muajsh gara të stinorit!

Luka Modric

Madrilenët kanë mposhtur Sevillën 3-1 [Modric 5, Vasquez 79, Valverde 81 - Lamela 54] për të konfirmuar kreun e renditjes në La Liga, ndërsa me lojën e treguar kanë dominuar pothuajse gjatë gjithë ndeshjes karshi andaluzianëve të drejtuar nga Jorge Sampaoli!

Fede Valverde

Goli i Lucas Vasquezit erdhi pas një kundërsulmi briliant dhe jashtëzakonisht të shpejt në kombinime, ndërsa goli i fundi i ndeshjes shënuar nga Fede Valverde - një raketë e vërtetë për të vulosur festën në Santiago Bernabeu.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga