UEFA
Real Madrid, lider europian
26 June, 2014 @9:04
La Decima i solli Real Madridit edhe primatin e klubit me koeficient më të mirë në Europë aktualisht.
Në radhitjen e klubeve europiane që e bën UEFA për çdo stinor, tashmë Real Madrid është në vendin e parë duke dalë mbi Barcelonën dhe Bayern Munchenin.
Madrilenët kanë arrritur që vetëm në stinorin 2013/14 të mbledhin afro 10 mijë pikë më shumë se Bayerni e Barcelona - që e ka bërë klubin mbretëror lider në renditjen e skuadrave.
Ngritje ka fituar edeh Benfica, Atletico Madrid dhe Valencia - pas performancave të mira në ligë dhe në Europë në stinorin që shkoi derisa TOP 10 skuadrat më të mira europiane i përmbyll Portoja.
Renditja e UEFA-së bëhet në bazë të performancave të pesë viteve të fundit të skuadrave në gara europiane - që është përditësuar dje nga UEFA.
Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu është në vendin e 276-të, derisa nënkampioni Kukësi në të 362-tën.
UEFA Koef. e klubeve pas stinorit 2013/14
1 | Real Madrid | 161542 p | ||
2 | Barcelona | 157542 p | ||
3 | Bayern Munchen | 154328 p | ||
4 | Chelsea | 140949 p | ||
5 | Benfica | 129459 p | ||
6 | Manchester United | 128849 p | ||
7 | Atletico Madrid | 119542 p | ||
8 | Valencia | 115542 p | ||
9 | Arsenal | 112949 p | ||
10 | Porto | 105549 p |