Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTO ALEGRE

Messi inspiron Argjentinën me gola, Nigeria falenderon Bosnjën

Messi inspiron Argjentinën me gola, Nigeria falenderon Bosnjën


25 June, 2014 @19:29

Argjentina ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e fundit të Grupit F, duke e mposhtur Nigerinë 3-2, në një ndeshje me shumë raste dhe të hapur përgjithësisht. 

Lionel Messi ka shënuar dy herë për Gauchosët, derisa golin e fitores ekipit të Alejandro Sabellas ia dha mbrojtësi i krahut, Marco Rojo. 

Nigeria është treguar tejet e rrezikshme dhe ka shfaqur edhe njëherë dobësinë e madhe argjentinase në mbrojtje, ku sulmuesi i CSKA Moskës, Ahmed Musa shënoi dy herë për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe 2-2, para se Rojo të shënojë golin e fitores. 

Duke iu falenderuar Bosnjës e Hercegovinës që fitoi Iranin, Nigeria bëhet vendi i parë afrikan që kalon fazën grupore dhe arrin të tetën e finales në Brazili 2014. 

Argjentina përfundon si lidere e Grupit F me pikë maksimale, derisa Messi kap bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, Neymar, në listën e golashënuesve me 4 të shënuara në 3 ndeshjet e para të Botërorit. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014