RENOVIMI
Atletico shuan shpresat e Barcelonës
25 June, 2014 @19:14
Kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, ka shuar shpresat e Barcelonës për një transferim të mundshëm të përfolur të mesfushorit, Koke.
Spanjolli 22 vjeçar sot është konfirmuar të ketë vazhduar kontratën me kampionin e Spanjës, derisa përveç tij edhe mbrojtësi Juanfran ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin.
“Dy futbollistët janë pjesë kyqe e ekipit kuqebardhë dhe vazhdimi i bashkëpunimit me ata është një lajm shumë i mirë për klubin tonë,” shkruan në njoftimin e botuar te faqja zyrtare e klubit madrilen.
Dyshja ka qenë pjesë e Spanjës në Kampionatin Botëror, që kaluan ditë jo të mira në Brazil dhe pas eliminimit të shpejtë dhe të befasishëm - janë kthyer në shtëpi.