Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANKETA

Real Madrid, më afër titullit

REUTERS

Real Madrid, më afër titullit


20 January, 2014 @14:38

Sipas tifozëve të futbollit, Real Madrid, përkundër se aktualisht ka një pikë më pak se Barcelona dhe Atletico Madrid, do të shpallet në fund të stinorit kampion i Spanjës. 

Portali i njohur futbollistik, Goal, pas barazimeve të mbrëmshme të Barcelonës dhe Atletico Madridit, si dhe performancës së shkëlqyeshme të Real Madridit ka bërë një anketë sot. 

Anketa thërret të votohet për ekipin që do ta fitojë titullin e kampionit në Spanjë këtë stinor, pasi që tanimë treshja kryesuese është tepër afër njëra-tjetrës. 

Kështu, Real Madrid ka marrë deri më tani ka marrë gati 50 përqind të votave të votuesve anembanë botës, derisa Barcelona e ndjek me afro 38% dhe Atletico Madrid ka kaluar pak pragun e 12 përqindëshit. 



Anketa:

Real Madrid 50%
Barcelona 37.8%
Atletico Madrid 12.2%

 
Të gjitha lajmet nga La Liga