INTERCONTINENTAL CUP
Real Madrid në finale
16 December, 2014 @22:29
Kampioni europian, Real Madrid, pa shumë problem ka kaluar kundërshtarin e gjysmëfinalen në Kupën Interkontinentale sonte.
Madrilenët në ndeshjen e luajtur në Marakech të Marokos, kanë mposhtur ekipin meksikan Cruz Azul me rezultat të thellë 0-4 për të kaluar në finale të kësaj gare.
Cristiano Ronaldo, nuk ka shënuar, por ai ka asistuar në dy golat e fundit të ekipit të tij, që në finale do të pret fituesin e gjysmëfinales tjetër që luhet nesër ndërmjet San Lorenzos nga Argjentina dhe Auckland Cityt nga Zelanda e Re.