Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFERENCA PARA NDESHJES

Reja: Kemi ardhur për të marrë pikë

Pamje nga konferenca për shtyp e përzgjedhësit Edy Reja dhe Elseid Hysaj në Tel Aviv/ Foto: FSHF

Reja: Kemi ardhur për të marrë pikë


23 September, 2022 @18:47

Edoardo Reja, përzgjedhës i Shqipërisë, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit ka thënë se kuqezinjtë kanë udhëtuar në Izrael me një qëllim, për të marrë fitoren.

Përkundër të gjitha vështirësive dhe kundërshtarit të fortë, Shqipëria e din çka duhet të bëjë dhe për këtë është gati.

REZULTATET, TABELA dhe ORARI

Si e pret Izraelin nesër?

“Ne e dimë shumë mirë sesi luajnë, e dimë gjithashtu shumë mirë sesi do të përballemi me ta. Nga ana teorike e kemi përgatitur në mënyrën tonë, por ju e dini mirë se duhet parë se ҫ’farë ndodh në fushën e lojës. Gjatë ndeshjes mund edhe të ndryshosh diҫka nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Varet gjithҫka nga rezultati dhe ajo që ndodh në fushën e lojës. Vlen shumë edhe leximi që i bëjnë ndeshjes lojtarët, sepse lojtarët kur zbresin në fushën e lojës duhet të kuptojnë ku është rreziku dhe aty duhet të tregojnë kujdes, sidomos në fillim të ndeshjes. E rëndësishme është të mos shkosh në disavantazh. Në fillim të ndeshjes duhet të jemi shumë të kujdeshëm, duke bërë lëvizjet e duhura dhe nëse krijohet mundësia e duhur në rinisje duhet të shfrytëzojmë mundësitë. Ndeshje të tjera kemi krijuar disa raste të mira në pjesën sulmuese por nuk i kemi finalizuar siҫ duhet. Këtë herë duhet të jemi shumë të saktë dhe konkret. Kjo është ndeshja vendimtare dhe duhet të bëjmë sa më pak gabime të jetë e mundur, si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë sulmues. Kështu e kemi përgatitur, e dinë lojtarët e dinë ne. Unë jam i sigurtë që të gjithë do të japin 100% nesër”, përfundoi fjalën e tij trajneri Reja.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve