Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DORTMUND

Rekorderi Kagawa

REUTERS

Rekorderi Kagawa


31 March, 2012 @19:56

Futbollisti i klubit Borussia Dortmund, Shinji Kagawa, ka shënuar një rekord të ri personal. Sulmuesi japonez me golin e tij të shënuar në ndeshjen Dortmund - Stuttgart e cila përfundoi me rezultat 4-4, në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesligë, bëhet golashënuesi më i mirë japonez në ligat e forta evropiane. Futbollisti 23 vjeçar arriti të shënoj golin e 12-të këtë stinor, dhe kështu e la pas tij japonezin tjetër Naohiro Takahara i cili kishte shënuar 11 gola me Frankfurtin në stinor 2006/07 në Bundesligë. Tek skuadra e Dortmundit, më shumë se Kagawa ka shënuar vetëm Robert Lewandowski, i cili ka 17 gola të shënuara këtë stinor.

 


 
Të gjitha lajmet nga