MESSI

REUTERS
Renegociata me Barcelonën!
4 August, 2013 @15:05
Lionel Messi i cili vazhdoi me kontratën këtë vit me Barcelonën deri në vitin 2018, duket se është irrituar me faktin që sulmuesi i ri i Barcelonës, Neymar, ka pagë më të madhe se ai!
Sipas El 9 Sportiu, paga më e madhe e Neymarit se e Messit ka bërë që babai dhe menaxheri i argjentiasit të kërkojë takim nga kreu i Barcelonës, Sandro Rosell, për të renegociuar kontratën në lidhje me pagën e futbollistit.
Barcelona ditë më parë mposhti Santosin 7-0 në ndeshjen e vlefshme për trofeun Joan Gamper të zhvilluar në Camp Nou.