CHAMPIONS CUP

REUTERS
Mbretërit në finale
4 August, 2013 @13:55
Mbretërit e Carlo Ancelottit kanë arritur të kualifikohen në finale të International Champions Cup duke e mposhtur Evertonin 2-1. Italiani Ancelotti ka futur në lojë përbërjen më të fortë, të cilët dominuan në pjesë të parë duke shënuar dy herë nëpërmjet Cristiano Ronaldos dhe Mesut Özilit.
Everton, në anën tjetër, ka arritur vetëm që të zbus epërsinë e Real Madridit me anë të kroatit Nikica Jelavic.
Real Madrid pret tash në finale ekipin që do të del nga Konferenca Lindore, Chelsea ose Milan, ndërsa Everton do të pret humbësin nga kjo ndeshje në luftë për vendin e tretë.