MITROVICË

Rexha kthehet te Trepça 89
5 August, 2013 @9:08
Kastriot Rexha, i cili stinorin e kaluar kaloi nga Trepça 89 në Vllazni të Shkodrës, është rikthyer në Mitrovicë.
Drejtuesit mitrovicas si duket e kanë bindur futbollistin dhe pas disa përforcimeve të mëhershme, tashmë Kastrioti 24 vjeçar korpulent do t’i shtojë edhe më shumë forcën e sulmit te nënkampioni i Kosovës.
Rexha në stinorin e kaluar ka shënuar pesë gola në 20 paraqitje për shkodranët që përfunduan në vendin e gjashtë të Kategorisë Superiore.