CHAMPIONS CUP

REUTERS
Valencia demolon Interin
5 August, 2013 @0:18
Valencia ka demoluar Interin totalisht sonte. Lakuriqët kanë dominuar në pjesën më të madhe të takimit duke shënuar nga dy gola në secilën pjesë.
Dy golat e para të Ever Banegës dhe Jonathan Vieras kanë qenë predha të vërteta - që kanë lënë të shtangur neroazzurrët, të cilët në pjesën e dytë i priti i njejti skenar.
Me këtë fitore, Valencia do të luftojë me Evertonin për vendin e pestë të International Champions Cup, ose me humbësin e ndeshjes Chelsea Milan për vendin e tretë, pasi që duhet pritur golaverazhin nga kjo ndeshje; ndërsa Inter do të luajë me Juventusin për t’i shpëtuar vendit të fundit në turneun amerikan.
Video
International Champions Cup: Valencia-Inter
Çaste nga ndeshja dhe golat
VALENCIA-INTER, Formacionet:
Valencia:Diego Alves; Joao Pereira, Rami, Ricardo Costa; Juan Bernat, Javi Fuego, Michel; Feghouili, Ever Banega, Jonathan Viera; Alcacer (Jonas 46) | |||
Inter: Handanovic (Castellazzi 79); Andreolli, Chivu (Ranocchia 46), Juan Jesus (Laxalt 76); Nagatomo (Mbaye 76), Guarin (Olsen 65), Cambiasso (Jonathan 65), Kuzmanovic, Pereira (Alvarez 46); Palacio (Icardi 65), Belfodil |