EMIRATES CUP

REUTERS
Drogba show në Londër
4 August, 2013 @19:26
Turneu i radhës në parastinorin 2013/14 i ka takuar Galatasarayit. Kampioni i Turqisë, ka arritur të mposht në finale Arsenalin vendas në stadiumin Emirates, siç quhej edhe trofeu.
Arsenal ka përfunduar në avantazh pjesën e parë të takimit me anë të golit të sulmuesit të përfaqësueses angleze, Theo Walcott. Mirëpo, reagimi i turqëve në pjesën e dytë i ka lënë të shtangur londinezët e udhëhequr nga Arsene Wenger, pasi që sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka arritur të shënojë dy herë për të marrë trofeun drejt Stambollit.
Arsenal kishte eliminuar Napolin në gjysmëfinale, ndërsa Galatasaray Porton. Në luftë për vendin e tretë Porto mposhti Napolin.
Video
Finalja e Emirates Cup 2013, Arsenal-Galatasaray
Çastet më interesante nga ngeshja dhe golat