BARCELONA
Rezultat për të mësuar!
24 September, 2015 @8:47
Barcelona u mposht befasisht nga Celta Vigo mbrëmë bindshëm si me lojë ashtu edhe me rezultat. Humbja e parë e rrëzoi Barcelonën prej vendit të parë, te i pesti në klasifikim.
“Na mbetet të urojmë Celtan,” ka thënë Luis Enrique, shkruan Marca sot.
“Kemi vuajtur shumë në duele invdividuale. Nuk jam i gëzuar për humbje, do ta analizojmë këtë për të përmirësuar gjithçka. Sidoqoftë, ky rezultat është i dobishëm për t’i treguar lojtarëve se sa e shtrenjtë është fitorja,” ka thënë ndër të tjera ai.
Luis Enrique ka qenë ish trajner i Celtas, para se të vinte te Barcelona.