Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRI

Rikthimi i Superligës në Shqipëri, Duka tregon datën

Rikthimi i Superligës në Shqipëri, Duka tregon datën


13 May, 2020 @18:01

Tashmë dihet data kur do të rikthehet futbolli në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë të ditur që pas mbledhjes së sotme me krerët e klubeve, është vendosur që Kategoria Superiore në Shqipëri të rikthehet më datën 3 qershor me xhiron e parë pas pandemisë (e 27-ta e sezonit).

Gjithsej për t’u luajtur janë 10 xhiro dhe ndeshjet e xhiros së fundit planifikohen të luhen më 29 korrik, ndërsa ndërmjet ligës pritet të luhet edhe Kupa e Shqipërisë, finalja e së cilës është planifikuar të luhet më 2 gusht.

TABELA AKTUALE

Postimi i plotë:


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore