Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË ME LOJTARËT BAZË

Rilindja 1974 vazhdon me lojtarët bazë të ekipit

Besnik Morina, kapiteni i Rilindjes 1974

Rilindja 1974 vazhdon me lojtarët bazë të ekipit


2 July, 2023 @21:10

Skuadra pejane, Rilindja 1974, ka nisur të konsolidojë ekipin për stinorin e ri të Ligës së Parë — Grupi A, ndërsa ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjet edhe për një stinor me bazën kryesore të lojtarëve që ka pasur në dispozicion gjatë stinorit të kaluar.

Kujtojmë, Rilindja 1974 debutoi në stinorin e kaluar në Ligë të Parë të Kosovës, ku u promovua nga Liga e Dytë, ndërsa u drejtua nga Fisnik Papuqi. Këtë stinor, ekipi ka rikthyer trajnerin Fisnik Gashi në krye të shtabit teknik, ndërsa ka bërë të ditur se ka vazhduar me futbollisët Elton Idrizaj, kapitenin Besnik Morina, mesfushorin Alban Dreshaj, mbrojtësin Lirim Berisha, Brahim Kelmendin, sulmuesin e krahut Granit Kelmendi, mbrojtësin e krahuit Albin Mehaj, Rilind Berishën si dhe me portierin Kreshnik Ndreca.

Granit Kelmendi

Stinorin 2022/23 Rilindja 1974 e kreu në pozitën e shtatë të renditjes tabelare në Ligën e Parë — Grupi A, ndërsa tuboi 32 pikë, duke shënuar tetë fitore, tetë barazime dhe 11 humbje me goldallim, 34-35.◼️


 
Të gjitha lajmet nga