MIQËSORE E RIVALIT
Rivali i Shqipërisë, barazon ndaj Kongos
25 May, 2016 @22:58
Kongo nuk ka lënë sonte që Rumania t’i mposht ata në miqësoren e aranzhuar para EURO 2016. Përfaqësuesja afrikane ka barazuar në minutën e 87-të të ndeshjes për të vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Rumania, që është rival direkt i Shqipërisë në Grupin A të EURO 2016, ka dalë në epërsi në pjesë të parë përmes Nicolae Stanciut, ndërsa Kongo barazoi me golin e Jeremy Bokilas.
ORARI I NDESHJEVE TË SHQIPËRISË PËR EURO 2016 DHE GRUPET
Shqipëria dhe Rumania ndeshen në Lyon, në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit A për dy skuadrat, më 19 qershor.
Ndeshja u zhvillua sonte në Como të Italisë në stadiumin Giuseppe Sinigaglia, ndërsa interesim për këtë ndeshje treguan pak mbi 1000 shikues.