SHQIPTIMI
BBC mëson si të thirret Xhaka
25 May, 2016 @13:53
Pas zyrtarizimit të tij te Arsenali, BBC Sports u ka treguar lexuesve se si shqiptohet mbiemri i lojtarit të ri të Topçinjëve, Granit Xhaka.
Xhaka? Shaka? Chaka?
“Mesfushori i ri zviceran i Arsenalit (me prindër shqiptarë të Kosovës), nuk shqiptohet as ‘Chaka’ e as ‘Shaka’. Asnjëra.
Nëse nuk jeni mirë me shqipen, të nderuar zonja dhe zotërinj, shqiptohet ‘Jakka’,” ka bërë të ditur BBC ashtu që anglezët ta lexojnë dhe shqiptojnë si duhet mbiemrin e Xhakës.