PARA NDESHJET UELLSI-ANGLIA
Lens ndal shitjen e alkoolit
25 May, 2016 @10:45
Qyteti i Lensit, ku Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të EURO 2016 ndaj Zvicrës më 11 qershor, ka marrë vendim që të ndalë shitjen e pijeve alkoolike për 24 orë.
Kjo do të ndodh në ditën kur takohen Uellsi dhe Anglia, që zhvillohet me datë 16 qershor në këtë qytet.
Autoritet franceze, shkruan BBC, gjithashtu kanë bërë të ditur se çdo kerr do të kontrollohet në hyrje të qytetit për të shikuar nëse ka pije alkoolike prej 15 qershorit derisa të përfundojë takimi mes skuadrave të ishullit.