VUSHTRRIA
Përvjetori i dytë i titullit, nga Liga e Parë!
24 May, 2016 @20:12
Pikërisht sot, dy vite më parë, në qytetin e Vushtrrisë kishte festë.
Skuadra e Vushtrrisë, atëherë me emrin Llamkos Kosova, kishte fituar titullin e parë në historinë e klubit.
I udhëhequr nga lojtari që tashmë është në kampin përgatitore për EURO 2016 me kombëtaren shqiptare, Milot Rashica, Llamkos Kosova e kishte mposhtur me rezultat 1-3 Drenicën në Skenderaj, duke e siguruar titullin edhe një javë pa mbaruar kampionati.
Tani Vushtrria është larg atyre ditëve të arta, pasi që sivjet e përmbylli Superligën në vendin e fundit të radhitjes tabelare, duke rënë kështu në një rang më të ulët të garave.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS