KF BESA
Rexha vazhdon kontratën
24 May, 2016 @21:47
Pas emërimit të trajnerit të ri dje, vjen edhe një lajm i mirë për tifozët e Besës së Pejës.
Klubi ka njoftuar që sulmuesi kryesor i skuadrës, Kastriot Rexha, ka vazhduar kontratën me klubin edhe për një vit. Nënshkrimi i kontratës së re ndodhi në prani të nënkryetarit të klubit Shkumbin Gashi dhe anëtarit të bordit Faruk Zeka.
Kastriot Rexha ishte golashënuesi më i mirë në Superligë deri në javën e fundit këtë sezon, javë në të cilën Blerand Kurtishaj doli i pari me 2 golat e shënuara në ndeshjen ndaj Vushtrrisë.