Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË RRUGË PËR EURO 2024

Rivali i Shqipërisë në kualifikime, në bisedime me Gerrardin

Rivali i Shqipërisë në kualifikime, në bisedime me Gerrardin


10 January, 2023 @23:09

Përfaqësuesja që është rivale e Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, është duke konsideruar seriozisht emërimin e legjendës së futbollit anglez dhe të Liverpoolit, Steven Gerrad si përzgjedhës.

Sipas një njoftimi të lëshuar pak më parë nga BBC Sport, Steven Gerrard është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Polonisë (PZPN) dhe tashmë palët janë në bisedime të avancuara për marrëveshjen potenciale.

“Raportet nga mediat polake bëjnë të ditur se Steven Gerrard është kontaktuar dhe bisedimet po vijojnë me Federatën,” ka shkruar njoftimi i BBC-së lidhur me selektorin e radhës për Poloninë.

Kujtojmë, Polonia ishte në grupin kualifikues me Shqipërinë edhe për Botërorin e Katarit, ndërsa kishte fituar ndeshjet ndaj Shqipërisë nën drejtimin e selektorit Paulo Sousa brenda dhe jashtë.

Në Botëror, Poloninë e drejtoi Czeslaw Michniewicz, i cili arriti t’ia siguronte polakëve kualifikimin në Botëror si dhe i mundësoi atyre daljen nga grupi i Botërorit në të tetën e finales për herë të parë pas 36 vitesh. PZPN njoftoi për ndarjen me selektorin Michniewicz më 22 dhjetor 2022, duke bërë të ditur se është duke shikuar një përzgjedhës që garanton zhvillimin e përfaqësueses dhe arritjen e objektivave në rrugë drejt EURO 2024.

Shqipëria pikërisht duelin e parë për kualifikime drejt EURO 2024 e ka ndaj Polonisë dhe atë jashtë, më 27 mars 2023. Kuqezinjtë gjithashtu ditë më parë emëruan selektor brazilianin Silvinho, që u bë braziliani i parë në krye të kombëtares në histori të FSHF-së.

Shiko: ORARI I NDESHJEVE DREJT EURO 2024


FEDERATA PREZANTON SELEKTORIN E RI

Franco Foda, përzgjedhës i ri i Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Liga e Kombeve/Kosova

Franco Foda, përzgjedhës i ri i Kosovës

17/02/24 @ 22:04

NJË EMËR I RI NË SFOND!

Mediat zvicerane: André Breitenreiter mund të bëhet selektor i Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova/International/Transfere

Mediat zvicerane: André Breitenreiter mund të bëhet selektor i Kosovës

19/12/23 @ 14:13

BISEDA PËR SELEKTOR TË RI!

Trajneri spanjoll synim i FFK-së

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova/International

Trajneri spanjoll synim i FFK-së

11/12/23 @ 23:45

SHPRESAT E KOSOVËS

Kosova U19 në grup me Spanjën U19

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova U19 në grup me Spanjën U19

07/12/23 @ 15:42

SHORTI PËR EURO-2024

Sot Shqipëria mëson kundërshtarët e grupit në evropian

Evropiani/Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sot Shqipëria mëson kundërshtarët e grupit në evropian

02/12/23 @ 09:31

FIFA RANKING - NËNTOR 2023

Barazimet e nëntorit, rrëzojnë Shqipërinë për tre pozita

Evropiani/Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Barazimet e nëntorit, rrëzojnë Shqipërinë për tre pozita

30/11/23 @ 13:16

FIFA RANKING - NËNTOR 2023

Kosova arrin në pozitën më të mirë ndonjëherë

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova

Kosova arrin në pozitën më të mirë ndonjëherë

30/11/23 @ 13:08

KOSOVA MBETET PA STADIUM!

“Fadil Vokrri” mbyllet, deri në renovim të plotë të fushës!

Conference League/Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova/International

“Fadil Vokrri” mbyllet, deri në renovim të plotë të fushës!

24/11/23 @ 23:58

DUELET PËR EURO!

Përfundon shorti, playoffi për EURO - siguron 3 biletat e fundit

Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/International

Përfundon shorti, playoffi për EURO - siguron 3 biletat e fundit

23/11/23 @ 12:20

SHORTI PËR PLAYOFF, DREJT EUROs

Shorti për playoff drejt EURO 2024, sot

Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova

Shorti për playoff drejt EURO 2024, sot

23/11/23 @ 10:53


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian