AMBIENTI I RI
Roma prezenton, Cole kritikon anglezët
15 July, 2014 @14:24
Mbrojtësi i majtë anglez, Ashley Cole, është prezentuar sot te ekipi i tij, Roma. Ai ka kaluar si lojtar i lirë te nënkampionja e Italisë dhe pret një aventurë të re në Serie A me Giallorossët, pas tërë karrierës së deritashme të kaluar në Angli (Arsenal dhe Chelsea).
“Me siguri lojtarët anglezë frikësohen të dalin jashtë. Ata janë në zonë komforti në shtëpinë e tyre. Me kalimin tim në Itali, unë do të provojë një gjuhë të re, një kulturë të re dhe një mënyrë të re të jetesës - kjo në Angli për shumëkë është e pazakontë,” është cituar të ketë thënë ai në konferencën për shtyp ku morri fanellën me numër 3 të Ulkonjës romake.
Sa për karakterisiktë, vetëm një futbollist i Anglisë nga e tërë përfaqësuesja e tyre 23 futbollistëshe në “Brazili 2014” - luan jashtë Anglisë - dhe atë në Skoci, portieri Fraser Forster.