Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CRUYFF

S’do të ketë sukses ky sulm i Barcelonës

REUTERS

S’do të ketë sukses ky sulm i Barcelonës


15 July, 2014 @13:47

Legjenda e futbollit holandez, Johan Cruyff, që ka arritur majen e karrierës së tij të dikurshme si lojtar në Barcelonë, ka folur për media lidhur me transferimin e Suarezit te Barcelona këto ditë. 

Sipas njoftimit të dhënë në Eurosport, legjenda e klubit katalonas dhe ish trajneri i tyre, Cruyff, dyshon në Barcelonën e tashme. 

“Nuk e kuptoj… Tre super individë të sillen te një ekip… Kush kë do ta dëgjojë? Messi-Neymar-Suarez janë tre individë të mrekullueshëm, por çfarë bashkëpunimi do të kenë ata në fushë - kjo është pyetja. Barcelona njihet si ekip që luan futboll ekipor dhe nuk varet nga individët… Ndërsa tash po bëhen transfere të kundërta me filozofinë e klubit!” është cituar të ketë thënë holandezi për kanalin televiziv Eurosport, lidhur me kalimin e uruguajanit te ekipi katalonas.

Suarez pritet që këto ditë të nënshkruaj kontratë me Barcelonën, derisa shumë për dëmshpërblimin e tij që do të pagohet nga Blaugranat për Liverpoolin është rreth 75 milionë funta.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga