RONALDINHO

REUTERS/Eddie Keogh
Duhet të djersitet më shumë
8 February, 2013 @8:33
Fituesi i topit të artë në vitin 2012 në Brazil, mendohej që është duke u kthyer në formën e tij të dikurshme dhe mendohej që kombëtares më të trofeshme në botë po i kthehej numri 10 i dikurshëm, e gjitha kjo lidhet prej se Luiz Felipe Scolari u kthye te Brazili dhe filluan të shtoheshin pyetjet se a ështe duke u kthyer Brazili i vitit 2002!
Paraqitja e 100-të
Mirëpo i gjithë ky skenar nuk e gjeti përgjigjen në ndeshjen e fundit të cilin Brazili e zhvilloi në Wembley kundër Anglisë.
Në ndeshjen ku Ronaldinho e regjistroi paraqitjen e tij të 100 për kombëtaren e Brazilit dhe morri më shumë ovacione sesa supertalenti Neymar, nuk ishte kërkah.
Dy herë fituesi i çmimit lojtari më i mirë në botë, dëshpëroi me formën e tijë dhe sikur kjo të mos jetë e mjaftueshme ai edhe e huqi një penallti.
Futbollisti i cili në pyetjen e një gazetari se a kishte të dashur, u përgjigj “po, topin” thjeshtë nuk ishte ai i vjetri më. Ndoshta Messi e Cristiano Ronaldo të cilët e kanë primatin për vitet e fundit në La Liga, dorën në zemër asnjëri nga këta nuk e posedon atë të cilën e ka patur Ronaldinho dikur.
Pushimi
Ai posedonte një vizion të jashtëzakonshëm dhe kishte shumë veprime të papritura në fushë, e në anën tjetër kur shtohej edhe talenti i tij pa dyshim formohej perfektësia. Gjithsesi, edhe pse i plogësht e jashtë forme, ndoshta pse Liga Braziliane është ende në pushim, të gjithë ne futboll dashësit e presim me padurim që Ronaldinho të rikthehet në formën e tij dhe të jetë i gatshëm për botërorin që do të mbahet në vendlindjen e tij, Brazil.
E presim
Vetë fakti që ai ishte i pa parashikueshëm nuk na lejon që ta vlerësojmë me vetëm një ndeshje, “Ai ka luajtur vetëm 90 minuta gjatë këtij viti, dhe nuk është në formën e tij më të mirë, mirëpo me anë të punës sistematike unë natyrisht që do ta ftojë në skuadrën time”, tha Scolari.
Edhe pse një natë jo shumë e mirë për Ronaldinhon, edhe pse nuk u shfaq ashtu si u përfol, tani të gjithë jemi kthyer nga ai dhe nuk i dihet, ndoshta e bën ndonjë veprim të papritur… (Analizë e kanalit televiziv, Eurosport)